Këngëtarja Mihrije Braha nuk gjendet në periudhën më të mirë të jetës së saj.
Ajo njoftoi ndjekësit në mediat sociale pak ditë më parë se nëna e saj po ndeshet me probleme shëndetësore ku postoi një fotografi me të ëmën, ku shkroi – “Nënë pranë teje deri në frymën e fundit”.
Por për fat të keq, e ëma ka ndërruar jetë. Lajmin e ka bërë me dije vetë këngëtarja nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj personale të Instagram-it, teksa ka shpërndarë një fotografi me të ëmën dhe përbri shkruan:
“NANË ti që më dhe jetë sot më le…
Lotët nuk po më lënë të shoh e të shkruj për ty NANË…
Uroj të shihemi në Parajsë NANË😢💔💔”