Në orët e para të ditës së sotme, burime për “PopArt.Al” bënë të ditur se moderatori Meriton Mjekiqi u aksidentua teksa po drejtonte automjetin e tij, duke mbetur i dëmtuar rëndë.
Lajmi menjëherë u përhap në rrjet ndërsa të gjithë ishin në mbështetje të Meritonit.
Megjithatë paska qenë një alarm i rremë nga “PopArt.al” pasi moderatori duket si “kokrra e mollës”.
Këtë e ka konfirmuar vetë Meritoni i cili duke hedhur poshtë aludimet në një postim në Instagram për gjendjen e tij shëndetësore, njofton se është duke sjellë projektin e tij të radhës.
Mirëpo një pjesë e ndjekësve kanë shpërthyer ndaj Meriton Mjekiqit, pasi sipas tyre e ka përdorur më së miri këtë situatë për marketing.
Sipas tyre, ai nuk kishte pse të priste kaq gjatë për të reaguar.