Një nga figurat më të dashura për publikun, Eno Popi, duket se do të rikthehet sërish në ekran edhe këtë sezon të ri televiziv.
Në një intervistë për revistën “Bordo”, ku si rrallëherë foli për jetën private dhe familjare, Eno tregoi pak edhe për ndjesitë e para si pjesë e radios dhe televizionit, si dhe për rikthimin në ekran.
Kjo nuk është një përshtypje personale, por një mendim që e kam dëgjuar shpesh në publik: “Eno Popi i mungon ekranit”. Po ty vetë, sa të mungon ai komunikimi me dritën e kuqe të kamerës?
Televizioni dhe radio janë profesion im. Unë kam qenë aktiv deri në sezonin e fundit televiziv. Prej disa vitesh kam zgjedhur të punoj me një ritëm tjetër nga angazhimi gjithëvjetor. Dikur e nisja në shtator dhe e përfundoja në korrik. Tashmë me cikle më të shkurtra. Patjetër që në çdo rast, kur diçka rifillon me atë dritën e kuqe, emocioni është si ditën e parë.
Bën dot ‘miq për kokë’ në televizion? Ti ke të tillë?
Po, patjetër që bën. Koncepti mik nuk ka të bëjë me vendin e punës, sesa me njeriun që ke përballë. Patjetër që bën dhe unë natyrisht që kam miq për kokë në televizion.
Si e kujton trokitjen e parë në derën e Top Albanias?
Mund të më lësh 1 vit t’i përgjigjem kësaj pyetjeje dhe kurrë nuk do e kujtoj çfarë kisha veshur. Mbaj mend ka qenë vjeshtë, fillim shtatori kur kam nisur dhe kanë qenë ditë të nxehta në Tiranë. Këtë e kujtoj mirë.
Eno Popi në ekran… Kur?
Unë këtu jam. Natyrisht me projektin e duhur.