Kledi Hysa dhe partnerja e tij, këngëtarja e njohur Evi Reci, kanë ndarë një lajm të bukur me ndjekësit e tyre: ata janë bërë prindër për herë të parë.
Çifti e ka bërë publik lajmin përmes një postimi emocionues në rrjetet sociale.
Evi ka sjellë në jetë një djalë, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Aster. Në postimin e tyre të ëmbël, ata kanë ndarë një foto ku duart e tyre formojnë një zemër, dhe në mes shihet dora e vogël e djalit të tyre të porsalindur.
“Mëngjesi i shtatorit na gjeti kështu, me një mrekulli të vogël 13/9/2024. Mirë se erdhe në jetë Aster Hysa 💙🧿🤍 Dankeschön LKH – Bregenz, Austria,” kanë shkruar Kledi dhe Evi në postim.
Ky moment i veçantë ka ngjallur urime dhe komente të shumta nga miqtë, ndjekësit dhe fansat e çiftit, të cilët i urojnë gjithë të mirat në këtë kapitull të ri të jetës së tyre si prindër.