Reperi i njohur Ledri Vula thuhet se ka filluar një romancë me Rina Zaitin.
Pas një fotoje që qarkulloi në rrjet, ku Ledri shihej në plazhin e jugut në shoqërinë e Rinës, zërat për lidhjen e tyre u përforcuan.
Një tjetër zhvillim që ngjalli kuriozitet është fakti se Sara Hoxha, partnerja e mëparshme e Ledrit, i ka bërë “unfollow” Rinës në Instagram. Kjo ka ngritur spekulime për një krisje në marrëdhëniet e tyre, duke marrë parasysh se Sara dhe Rina kanë qenë ish-shoqe.
Por, një fakt më pak i njohur për publikun është se Rina Zaiti është motra e reperit kosovar Ron Zaiti. Ron njihet për suksesin e tij në bashkëpunime muzikore, sidomos me emra si Dafina Zeqiri dhe Semi Jaupaj.
Në media u përfol gjithashtu për një romancë të shkurtër mes Ronit dhe Semit, pas bashkëpunimit të tyre muzikor.
Ndërsa lidhja e Ledrit me Rinën është ende në fazat e spekulimeve, mbetet për t’u parë si do të zhvillohet ky raport dhe çfarë do të ndodhë me dinamikat mes tyre dhe ish-partneres së Ledrit, Sarës.