Sezoni i ri televiziv ka nisur me shumë surpriza e risi, një ndër to ishte dhe rinisja e “Shqipëria Live” me moderatoren Sidorela Gjoni, në vendin e Erjona Rusit.
Sa i përket Erjonës, lajme qarkulluan edhe se ajo do të largohej nga TCH. Por, me sa duket kjo nuk do të ndodhë- të paktën jo këtë sezon.
Erjona Rusi do të vijojë me emisionin e saj të së shtunës pasdite, “S’e luan Topi”, ku Erjona është edhe autore, edhe moderatore.
Ky lajm është konfirmuar nga vetë “Top Channel” përmes promos së emisionit.