Tiktokerja shqiptare Hatixhe Brika, e njohur në rrjet për reklamimin e jetës luksoze duket se për disa kohë nuk do të postojë më video në makinat e shtrenjta që posedon.
Burime për mediat bëjnë me dije se 19-vjeçares dhe bashkëshortit të saj Jashar Stojku i janë hequr patentat pasi kanë publikuar shpeshherë video në rrjetet sociale duke tejkaluar normat e lejuara të shpejtësisë në zonat e banuara, video të cilat kanë marrë miliona shikime.
Çifti Stojku janë ndëshkuar nga policia me përkatësisht, heqje patente për të renë dhe gjobë 20,000 lekë, ndërsa për bashkëshortim e saj heqje patente për 6 muaj dhe gjobë prej 40,000 lekësh.