Duket se vëmendja e publikut tashmë është kthyer drejt çiftit të njohur të balerinëve, Enada Hoxha dhe Gerd Vaso.
Çifti, i cili ka qenë një shembull partneriteti në skenë dhe në jetën private për shumë vite, përflitet se mund të kenë vendosur t’i japin fund martesës së tyre të gjatë.
Sipas zërave që po qarkullojnë në media dhe rrjete sociale, martesës së tyre disa vjeçare, nga e cila kanë një djalë të quajtur Roan, mund t’i ketë ardhur fundi. Megjithatë, as Enada dhe as Gerd nuk kanë bërë ndonjë deklaratë publike për këto zëra, duke lënë gjithçka në nivel spekulimesh për momentin.
Disa detaje nga lëvizjet e fundit në rrjetet sociale kanë shtuar dyshimet rreth situatës. Enada Hoxha mban ende emrin e përbashkët në llogarinë e saj të Instagramit, “Enada Gerd Vaso”, por Gerd Vaso ka hapur një llogari të re personale, ku nuk ka asnjë foto me Enadën dhe nuk e ndjek atë në rrjete sociale. Kjo llogari ka qenë aktive që nga muaji maj, dhe për më tepër, as Enada dhe as Gerd nuk ndjekin njëri-tjetrin.
Një tjetër detaj që ka rënë në sy është fakti se, ndonëse Enada nuk ka fshirë postimet e vjetra me Gerdin, ajo nuk ka ndarë asnjë foto të re me partnerin e saj.
Këto zhvillime kanë përforcuar spekulimet për një ndarje të mundshme, por deri tani, nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga ana e çiftit.