Taylor Swift ndodhet në qendër të sulmeve nga ish- presidenti Donald Trump, pasi doli publikisht në mbrojtje të Kamala Harris në garën për zgjdhjet e 5 nëntorit.
Donald Trump doli në intervistë te ‘Fox & Friends’ për të folur rreth debatit të së martës mbrëma (10 shtator) me Zëvendës Presidenten Kamala Harris.
Pyetja më e zjarrtë ishte në lidhje me mbështetjen e Taylor Swift ndaj Kamala Harris.
Trump– Unë nuk jam një fans i Taylor Swift, ishte thjesht çështje kohe. Ajo nuk mund të mbështesë Biden. Ju shikoni Bidenin, nuk mund ta mbështesni atë. Por ajo është [Swift] një person shumë liberal, ajo duket se mbështet gjithmonë një demokrat dhe ndoshta do të paguajë një çmim për të.
Taylor Swift, njoftoi mbështetjen e saj për Kamala Harris menjëherë pas përfundimit të debatit të kandidatit demokrat me Donald Trump përpara zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Unë do të jap votën time për Kamala Harris dhe Tim Walsh në zgjedhjet e 2024”, shkroi ylli i muzikës në postimin e saj në “Instagram” për 283 milionë ndjekësit e saj.