Aktorja e njohur e humorit, Cubi Metkaj, ishte dje e ftuar në emisionin “Në shtëpinë tonë”, ku foli rreth angazhimeve të kësaj vere.
Me një lojë fjalësh për përmasat e shtratit, me të cilin Cubi tha se e ka ‘queen size’, ajo shtoi se po pret një ‘king’ krah saj.
Pjesë nga intervista:
Cubi Metkaj: Po tani unë krevatin të madh e kam, dopio. E kam ‘queen’, të lutem se jam një ‘queen’. Kështu që ‘king’-u po të dojë, e ka vendin aty. Po s’deshi, ec çuno!
Meqë jemi te king-at, si i pëlqen king-at?
Cubi Metkaj: Yll mo, king!
-Je ajo vajza tipike që ëndërron për një princ të kaltër, që kur rritesh e kupton që nuk ekziston?
Cubi Metkaj: E kam kaluar këtë fazën, dikur kështu e mendoja, princin e kaltër të vinte te shtëpia.
-Po tani si e mendon?
Cubi Metkaj: Tani të jetë një njeri që të më kuptojë, të jetë në të njëjtin ‘vibe’ me mua, kështu në mënyrë absolute se ndryshe nuk funksionon dhe të punojë.
-Po një gjë që nuk do ta duroje, nuk do ta doje kurrë te partneri yt i ardhshëm se the që fle vetëm kështu që marrim me mend që je ‘single’, apo jo?
Cubi Metkaj: Nuk thashë gjë, thashë që krevatin e kam ‘queen’. Bujrum “king”-u!