Pak kohë më parë u bë publik momenti kur Klea Prenga dhunohej nga motrat Berisha.
Mirëpo përpos sherrit të dhunshëm dhe plagëve të rënda që Klea mori, syrit të publikut nuk i shpëtoi një detaj– indiferenca e shoqeve të Kleas gjatë momentit që ajo dhunohej.
Në video ato shiheshin ulur në karrige teksa konsumonin ushqim, aspak të shqetësuara nga përplasja e ashpër.
Ky veprim i shoqeve të Kleas u komentua shumë në rrjet, ndërsa një reagim indirekt ka ardhur nga kjo e fundit.
Klea ka publikuar një video në llogarinë e saj në TikTok dhe ka përdorur një audio që duket se i dedikohet shoqeve të saj.
“Po ku jeni dredharakë, ju me zemra aq të nxira, ju dinake, ju shushunja”, dëgjohet në audio, ndërsa ndjekësit menjëherë i kanë dalë në mbrojtje Kleas, teksa kritikojnë sërish indiferencën e shoqeve të saj.