Reperi Ledri Vula thuhet se ka nisur një lidhje të re dashurie, një vit pas ndarjes nga blogerja Sara Hoxha.
Ditën e djeshme u bë publike një foto ku shihej pikërisht reperi duke shijuar pushimet me një vajzë, e njohur si Rina Zaiti.
Mirëpo çka e bën këtë situatë më komplekse është se vetëm një muaj më parë, Rina komentonte në postimet e Sara Hoxhës, ish-partneres së Ledrit, duke treguar për një marrëdhënie të afërt mes dy vajzave.
“Dy mama të bukura” shkruan Rina në një postim të Sara Hoxhës, koment i cili ka marrë vëmendjen e publikut pasi lidhja e saj u bë publike me Ledrin.
Një tjetër element intrigues është lidhja mes Rinës dhe Dafina Zeqirit, një mikeshë e saj e ngushtë dhe ish-partnere e Ledrit. Kujtojmë që vetëm një verë më parë, Dafina ishte përfshirë në një debat publik virtual me Ledrin dhe Sarën, të cilët në atë kohë ishin ende bashkë.