Një Shqipëri e tërë është e revoltuar me Alfred Pezën, ish-drejtorin e RTSH, i cili dha dorëheqjen pak ditë më parë.
Thuhet se arsyeja kryesore që solli largimin e tij janë favoret seksuale. Madje gazetarja Blerta Tafani deklaroi publikisht se Peza i ka kërkuar “takime jashtë orarit të punës”.
Një koment për këtë skandal e ka dhënë fituesja e Big Brother VIP 3, Egla Ceno.
Egla shkruan se këto lloj “buRash” që përdorin pozitat e tyre për të kërkuar favore nga gratë duhet të riedukohen nga e para, duke ironizuar se duhet të “dërgohen në çerdhe për të mësuar sërish.”