Luiza Gega ka ardhur me një rrëfim ndryshe: për jetën e saj private.
E ftuar në “Living Room”, Luiza u surprizua nga një videomesazh nga motra e saj, Anxhela. Anxhela i tha publikisht të motrës se është shumë krenare për të dhe arritjet e saj dhe ngriti dyshimet për një bebe me një pyetje të cilën ia bëri Luizës.
Anxhela Gega: Dua t’i them që jam shumë krenare për arritjet që ajo ka pasur deri më sot. Ta shohësh Luizën në vështirësitë, sfidat por edhe triumfet mund të jetë shumë frymëzyese për çdo person. Jam shumë krenare që përkushtimi dhe puna e saj ka qenë një korrje suksesi për të. Mos ndoshta në horizont kemi një sfidë të radhës që nuk ka të bëjë me sportin?
Por Luiza tha se ende nuk ka asgjë konkrete, pra nuk është shtatzënë.
Luiza Gega: Nuk kam. Do ishte gjëja më e bukur të ndodhte, karriera nuk ka fund. Unë mendoj që duhet të dish ku e ke kulmin dhe pastaj të fillosh diçka. Unë për momentin nuk kam asgjë konkrete, shpresoj shumë të ndodhë dhe, pse jo, së shpejti. Anxhi dhe mami shpesh më dërgojnë gjëra të bukura me bebe, sepse e presin një nga unë. Por për momentin nuk ka një bebe.