Një debat që ka marrë jo pak vëmendjen e rrjetit është zhvilluar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon.
Në panel kanë qenë të ftuara gazetarja dhe aktivistja Zhaklin Lekatari, si dhe Linda Pano, bashkëshortja e pastorit Akil Pano.
Në studio u diskutua për shoqërimin në altar të vajzës nga i ati, një traditë që së fundmi është ngritur si jo i duhur nga një pastor në Suedi, i cili e cilëson këtë traditë si patriarkale. (Thënë shkurt: një burrë- i ati- e shoqëron dhe dorëzon të bijën të një burrë tjetër- bashkëshorti).
“Lëvizjet feministe kanë krijuar steriotipin që burri është kërcënimi dhe problemi. Kjo lëvizje ka marrë revanshin, ka shkuar përtej normalitetit” – u shpreh ndër të tjera Linda ndërsa Zhaklina e revoltuar është shprehur se kjo lëvizje mund të quhet nxitëse e dhunës, duke krijuar mendësinë se gratë dhe lëvizjet feministe urrejnë burrat, aspak e vërtetë kjo sipas Lekatarit.
Debati në studio ka vazhduar e po ashtu dhe reagimi në rrjet. Ndër ata që kanë reaguar ka qenë edhe Dorina Mema, anëtare e koalicionit pro familjes, themeluar nga Akil dhe Linda Pano.
Dorina ka ironizuar ashpër Zhaklin Lekatarin, duke u shprehur se kërkon respekt pasi ka ardhur si “figurë vib*atori” e sipas saj figura të tilla nuk meritojnë respekt.