Romeo Veshaj dhe Heidi Baçi kanë qenë në qendër të vëmendjes së fundmi, pas spekulimeve për një krizë në marrëdhënien e tyre.
Çifti, që u njoh dhe dashurua brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, kishte lënë përshtypjen e një lidhjeje të fortë dhe plot dashuri. Megjithatë, ngjarjet e fundit duket se kanë nxjerrë në pah disa probleme mes tyre.
Krisja mes çiftit u bë më e dukshme gjatë festës së 29-vjetorit të lindjes së Romeos dhe Donaldit, ku urimet nga miqtë dhe familjarët ishin të shumta.
Ajo që ra në sy ishte mungesa e një urimi publik nga Heidi për Romeon, diçka që ngriti menjëherë dyshimet për një ftohje mes tyre.
E teksa aludimet vazhdojnë, disa burime kanë theksuar ditën e sotme se krisja mes çiftit është reale dhe shkak ka qenë pikërisht rruga e ndryshme që kanë zgjedhur. Planet e çiftit kanë sjellë edhe përplasjet e para, ku teksa Romeo duket një hap më larg televizionit, Heidi ka zgjedhur që të investohet tek ekrani.
Angazhimi i fundit televiziv për aktorin do të jetë në tetor, ku dhe do të shfaqet “Tenxherja me kapakun”, një komedi me Elvana Gjatën.
Më pas, Romeo ka preferuar që ta shohë veten larg ekranit të madh, duke preferuar që të angazhohet në biznes, apo edhe në produksionin e një filmi.
Nga ana tjetër Heidi, duket se është më e interesuar të bëjë karrierë, këtë herë si moderatore.