Këngëtarja e famshme, Taylor Swift, është shfaqur së fundmi në publik me një veshje mjaft të kushtueshme, 60 mijë dollarë (54,114 euro).
Ylli i muzikës po shikonte të dashurin Travis Kelce duke luajtur kundër Baltimore Ravens në Arrowhead Stadium.
Artistja, bëri debutimin e saj këtë sezon me një bluzë korseje xhinsi Versace 1,750 dollarëshe (1,578 euro).
Ajo e aksesoi pamjen me një palë çizme Giuseppe Zanotti prej 1650 dollarësh (1,488 euro) të larta, çizme lëkure të lyera në ngjyrë gështenjë dhe çantë të vogël të zezë të Louis Vuitton që shitet për 3950 dollarë (3,562 euro), shkruan “Daily Mail.
Mirëpo kjo veshke nuk është pritur aspak mirë nga fansat e saj.
“E urrej, është veshja ime më pak e preferuar që ajo ka veshur. Është duke u përpjekur të jetë seksi”, shkruan një përdorues i rrjeteve sociale.
Një tjetër ra dakord: “Kush dreqin e miratoi këtë? Xhinset nuk përputhen dhe grimi nuk është i mirë”.