Dashi
Sot ju nuk do të jeni në gjendjen tuaj më të mirë dhe këtë do e kuptoni që në mëngjes! Gjithçka duket se duhet të presë, madje edhe ndjenjat kanë nevojë për një pushim. Parashikime të mira për beqarët që janë duke kërkuar për dashuri të reja. Jeni të shqetësuar për të marrë përsipër punë të vështira, dhe për t’u përballur me të gjitha sfidat, megjithatë mos u sforconi!
Demi
Një Hënë spektakolare ju kthen përsëri në këmbë dhe ju ngre entuziazmin. Ju do të jeni plot energji, një pikë referimi e motivimi për partnerin/en. Nëse jeni vetëm dhe kërkoni shpirtin binjak, sot shanset i keni të larta të “qëlloni në shenjë”. Në punë sot do jeni në avantazh krahasuar me kolegët…
Binjakët
Ka luhatje në dashuri. Sot do detyroheni të rishikoni disa vendime të së shkuarës, por mos kini frikë nga mendimet tuaja. Aventura të reja vijnë për beqarët, perspektiva të shkëlqyera për të takuar njerëz interesantë. Në punë, do keni disi probleme. Por shmangni ‘ulërimat’ dhe ballafaqohuni me faktet.
Gaforrja
Neptuni sot ndërlikon marrëdhëniet në sferën sentimentale. Vëmendja ndaj disa çështjeve urgjente do të bëjë që ju të neglizhoni partnerin/en. Beqarët do të jenë në gjendje për të forcuar një miqësi që është humbur me kalimin e kohës. Një mik do t’ju ndihmojë të kryeni një projekt që ju intereson shumë, pa vonesa.
Luani
Nuk është problemi te dashuria këto kohë. Thjesht merr kohën tënde të çlodhesh dhe të mos i komplikosh gjërat kaq shumë. Pak ‘furtunë’ do ketë për beqarët, por do e rimarrin qetësinë në mbrëmje. Merrni përgjegjësitë që ju takojnë në punë!
Virgjëresha
Përpara se të merrni vendime të caktuara, dëgjoni mendimet e njerëzve që besoni dhe të cilët tashmë janë përballur me të njëjtat përvoja. Takime interesante dhe njohje të reja për të gjithë ata persona që janë vetëm dhe në pritje të aventurave. Yjet favorizojnë nismat në vendin e punës, madje edhe ato më ambiciozet. Kini parasysh investimet e reja.
Peshorja
Ngadalësoni ritmin e ditës dhe tregojeni veten edhe në dispozicion të njerëzve pranë jush. Tregohuni më pak kritikë. Nëse jeni vetëm ju do të jeni të mbrojtur nga një kuadër i favorshëm astral që do ju ofrojë njohje të reja dhe të papritura. Yjet sugjerojnë të tregoheni korrekt sot në punë, pasi gjërat nuk do shkojnë shumë mirë, ashtu si ju mund t’i keni planifikuar.
Akrepi
Sot, në sajë të Hënës do keni mundësi t’i çoni në rendin e duhur gjërat në aspektin shpirtëror. Beqarët mjafton të dijnë se çfarë duan…Ndërsa në punë, dikush do përpiqet t’ju ulë në sytë e të tjerëve me një qëndrim tejet armiqësor. Mos e humb durimin!
Shigjetari
Ju jeni duke u përpjekur për të përcaktuar diçka, që ende duket abstrakte. Hëna ju bën thirrje të miratoni një sjellje të rezervuar në dashuri. Beqarët bën mirë mos të dëgjojnë thashethemet vërdallë. Në punë tregohuni diplomatikë, kështu do arrini çfarë dëshironi.
Bricjapi
Falë aspekteve të mira me Venusin dhe Diellin, Hëna në shenjë do ju bëjë të jeni më të lumtur dhe të përkrahni partnerin/en ashtu siç ju takon. Lajm i mirë për ata që janë vetëm, takime interesante për të gjithë! Bashkëpunimi do të jetë fjala kryesore e kësaj dite. Mund të ketë edhe vendime të vështira për t’u marrë…
Ujori
Sot as që do përpiqeni të fshehni atë që mendoni për partnerin/en. Beqarët do të duhet të përballen me një sqarim në familje dhe t’u tregojnë atyre me guxim dhe vendosmëri. Në punë ju nevojitet shumë aftësi për të hequr qafe një çështje.
Peshqit
Në fushën sentimentale, mos vazhdoni të shtyni një vendim që ka pritur gjatë që të merret. Flirte të mundshme për beqarët, simpatia dhe besueshmëria do të jenë katalizatori i vërtetë. Ju mund të bëni shumë për të bërë përmirësime në mjedisin tuaj të punës, por mos lini pas dore edhe nevojat e kohës së lirë.
/tvklan.al