Pas një pauze, spektakli i humorit më i dashur i Top Channel, “Portokalli”, do të rikthehet në ekran në muajin tetor.
Lajmi është bërë i ditur mëngjesin e sotëm nga moderatori Salsano Rrapi gjatë një interviste në “Wake Up”.
Sipas tij, sezoni i ri do të fillojë më 6 tetor, dhe stafi është aktualisht në përgatitje për këtë rikthim të shumëpritur.
Ndërkohë, Xhemi Shehu nuk do të jetë më një nga prezantueset e “Portokallisë” për këtë sezon. Ajo do të kalojë në emisionin investigativ “Fiks Fare”. Megjithatë, Salsano dhe Nevina do të jenë të shoqëruar nga një tjetër prezantues, ndonëse emri i tij ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.
Salsano përmendi se ka dëgjuar thashetheme për një vajzë të re që do të bashkohet me ta, por nuk ka pasur ende një konfirmim të plotë për këtë informacion.
Fansat e “Portokallisë” duhet të presin për të zbuluar se kush do të jetë prezantuesja e re që do të zëvendësojë Xhemin.
Me fillimin e sezonit të ri, pritet që “Portokalli” të sjellë shumë surpriza dhe të bëjë një rikthim të fuqishëm në ekranin e Top Channel.