Në një postim të fundit në rrjetet sociale, Arbana Osmani ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me një unazë të veçantë në gishtin tregues, ku duket simboli i njohur i “Big Brother” – syri ikonik.
Ky detaj ka bërë ndjekësit të besojnë se Arbanën do ta shohim si moderatore të reality show-t, por cilin version të tij do të drejtojë – atë të Shqipërisë apo të Kosovës?
Kujtojmë se në edicionin e tretë të “Big Brother VIP Albania”, Arbana nuk ishte në krye të prezantimit, pasi u zëvendësua nga Ledion Liço.
Ai arriti të sjellë një energji të re dhe u vlerësua nga shumë si një sukses i vërtetë në këtë format.
A mund të jetë ky momenti i rikthimit të Arbana Osmanit? Vetëm koha do të tregojë.