Një incident i pazakontë ndodhi në Gjermani kur futbollisti Niklas-Wilson Sommer, i cili luan për klubin Nürnberg, u sulmua nga tifozët pasi publikoi një foto me fanellën e ekipit rival.
Pas ndeshjes kundër Magdeburg, ku Nürnberg u mposht 4-0, tifozët reaguan ashpër ndaj fotos së Sommer me fanellën e Bayern Munich, duke e sulmuar fizikisht në qytet.
Klubi i Nürnberg dënoi sulmin, duke e quajtur një akt të papranueshëm dhe në kundërshtim me vlerat e tyre.
Sommer postoi një video në Instagram ku tregonte plagët dhe falenderonte fansat për mesazhet e mbështetjes që kishte marrë.
Ky incident ndodhi në një kohë kur tensionet mes klubeve dhe tifozëve në Gjermani janë rritur, veçanërisht në raste të ndërlidhura me rivalitetet tradicionale.