Sara Gjordeni festoi ditën e djeshme ditëlindjen e saj në një atmosferë të mbushur me dashuri dhe surpriza, ndërsa sot, ajo ndau me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa fotografi ku dukej e lumtur me surprizën që i kishte organizuar partneri i saj, Bardhi.
Megjithatë, ndjekësit vunë re një detaj të veçantë: një urim të ndjerë nga kunata e Sarës, Afërdita Idrizi. Ky urim nuk ishte vetëm një shprehje e thjeshtë dashurie dhe mbështetjeje, por një reflektim i marrëdhënies mes tyre.
Më parë, Afërdita nuk e kishte pranuar Sarën dhe kishte refuzuar të takonte atë gjatë në “Big Brother”, ku kishte hyrë për të surprizuar vëllain e saj, Bardhin. Por duket se gjërat kanë ndryshuar ndjeshëm që atëherë. Afërdita pranoi se fillimisht e kishte gjykuar Sarën, por më pas i kishte kërkuar falje, duke treguar se tani raporti i tyre është shumë i mirë.
Në urimin e saj, Afërdita shkroi:
“Shumë urime për njeriun dhe femrën më të fortë që kam takuar! Shumë urime për vajzën që unë fillimisht gjykova dhe prap ajo më fali. Shumë urime për vajzën që nuk e deshën dhe prap ajo nuk u ndal me vepra të mira! Shumë urime për vajzën që e gjuajtën me gur, por bamirësitë e saj nuk pushuan së rështuri njëra pas tjetrës!
Urime për gruan e fortë që je dhe e shfaqe më së miri! Urime për gruan që ndryshoi familjen tonë! Shumë urime për nënën që po më bën hallën më të lumtur në botë! Të dua njeriu më i gjykuar në shoqëri po ashtu dhe më i drejti! Të bëhesh 100 e u shtofshin vajzat si ty.”