Bora Zemani, një nga moderatoret më të njohura në ekranet shqiptare, ka nxitur diskutime mes ndjekësve të saj pasi publikoi sot në llogarinë e saj të Instagramit disa foto të reja që tregojnë një ndryshim të papritur në pamjen e saj.
Në fotot e fundit, Bora shfaqet me një ngjyrë të re flokësh — një “kafe mjaltë” të ngrohtë dhe të shkëlqyeshme, larg nga ngjyra e kuqe që ajo kishte më parë.
Por ky ndryshim duket se nuk është pritur mirë nga të gjithë. Disa ndjekës kanë shpërthyer në kritika, duke “akuzuar” Borën se ka kopjuar stilin e Kiara Titos, një tjetër figurë e njohur e ekranit.
Ndjekësit shkruajnë se ky ndryshim i fundit në pamje e bën atë të duket si shumë personazhe të tjerë dhe se ajo kurrë nuk ka qenë “vetvetja” në zgjedhjet e saj të fundit estetike.
“Kiara Tito është kjo?”,”Ky është një tjetër imitim i Kiarës,” shkruan një ndjekës, duke iu referuar ndryshimit të ngjyrës së flokëve që shumë e shohin si të ngjashëm me stilin e Kiarës. Ndërsa një tjetër ndjekës shton: “Bora, kur do jesh origjinale dhe të tregosh stilin tënd të vërtetë?”
Pavarësisht kritikave, duhet thënë që Bora duket shumë bukur me ngjyrën e re të flokëve.