Gazetarja e njohur Ledjona Xheladinaj ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj në Instagram me një postim të fundit që sugjeron se është në një lidhje dashurie.
Xheladinaj ka postuar disa foto në një nga qytetet më të bukura të botës, Stamboll, shoqëruar me shkrimin: “Me trenin e Pishkashit rrugëve të Stambollit. P.s: mos bëni like se e kam burrin çeloz.”
Me këtë mesazh, ajo ka konfirmuar zyrtarisht se është në një marrëdhënie romantike, duke ngjallur interes mes ndjekësve dhe fansave të saj.
Megjithatë nuk dihet ende identiteti i partnerit të Xheladinajt.