Prej disa vitesh, këngëtarja Fifi është në një lidhje të ngushtë me Adis Patushin, një marrëdhënie që vazhdon të rritet dhe të forcohet.
Çifti janë bashkë prej rreth tre vitesh dhe janë bekuar me një djalë, Theo Mal Patushi, që erdhi në jetë në prill të vitit 2023.
Në një postim të fundit në rrjetet sociale, Filloreta ka ndarë një fotografi me partnerin e saj dhe ka bërë një dedikim emocionues.
“Jemi shumë të ndryshëm, përlahem shumë ama edhe duhemi shumë,” ka shkruar artistja, duke shprehur dashurinë dhe përkushtimin ndaj Adisit.
Romanca e tyre pasoi eksperiencën e Fifit në edicionin e parë të “Big Brother VIP Albania.” Më parë, Adisi ka qenë i martuar me modelen Adrola Dushi, me të cilën ka një djalë, Troin. Në këtë fazë të re të jetës së tij, Adisi dhe Filloreta po krijojnë një familje të lumtur dhe të fortë.