Olsi Bylyku ka shpërndarë një postim të veçantë në rrjetet sociale, ku qartë ironizon ndikimin e make-up-it dhe estetikës moderne në të rinjtë dhe të rriturit.
Në postimin e tij, ai thekson se, me sa duket, shumë vajza të moshës 13-vjeçare po duken si gra të rritura për shkak të përdorimit të make-up-it dhe modës, ndërsa disa gra mbi 35 vjeç po duken sikur janë shumë më të reja për shkak të ndërhyrjeve estetike dhe aplikacioneve të ndryshme.
Bylyku ngre pyetje për këtë fenomen, duke iu drejtuar ndjekësve për të ndihmuar në shpjegimin e situatës.
Ai pyet nëse plaketja është duke u bërë një proces në zhdukje dhe nëse do të arrijmë një ditë kur do të dëgjojmë fjalë për probleme të moshës së tretë, si “rromatizmi”, në vend të përmendjes së markave dhe stilit të jetës. Po ashtu, ai i bën thirrje ndjekësve për të reflektuar mbi faktin nëse do të ketë ndonjëherë një brez të ri që do të flasë për lojërat dhe përvojat e moshës së tyre, në vend të modeleve të jetesës të importuara dhe aspiratave materialiste.
“Mirmengjesi. Sa u zgjova sot, pash disa goca 13 vjec ne search qe ngjanin sikur ishin 35,40 nga make-up dhe veshja. Pastaj duke bo scroll, pash disa gra 35+ qe ngjanin si 17 nga veshja, nderhyrjet dhe kto aplikacionet magjike. Pyetje me shume per tu zgjuar pa medyshje… A mos ndoshta “plakja” eshte nje proces ne zhdukje? A mendoni qe do vije nje dite sa do e kemi enderr te degjojm dike qe vuan nga “rromatizmi” prsh? Dhe a do kemi ndonje dite 13 vjecar/ vjecare,qe do flasi per lojerat e moshes dhe jo per te fortit e Shqiperise dhe per paletat e Diorit…? Ma jepni nje mendim qe po ashtu te flej prap…”, shkruan aktori.
Olsi kërkon mendime dhe reflektime nga ndjekësit e tij për të kuptuar më mirë këtë ndryshim të dukshëm në normat dhe perceptimet e shoqërisë.