Sot, vajza e moderatores së njohur Arbana Osmani feston ditëlindjen dhe për këtë rast të veçantë, Arbana ka ndarë një moment tepër emocional me ndjekësit e saj.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, ajo tregon çastin kur mësoi se do të bëhej nënë e një vajze, pas dy djemve.
Në këtë video, Arbana shfaqet e përfshirë nga emocionet, me lot gëzimi në sy. Përbri saj, moderatorja shkruan: “Edi për shaka xhiroi këtë video në momentin që sapo kisha mësuar që prisja vajzë pas dy djemve dhe pavarësisht se dukem pak budallaqe, është një nga momentet më të bukura të jetës sime, moment kur nuk ndaloja dot së qari nga lumturia.”
Ky postim ka prekur zemrat e ndjekësve të saj, të cilët i kanë dërguar urime dhe mesazhe dashurie për ditëlindjen e vajzës dhe për këtë moment të mrekullueshëm në jetën e Arbanës.