Moderatorja e njohur Bora Zemani ka bërë një dedikim të veçantë për partnerin e saj, aktorin Donald Veshaj, në ditën e tij të lindjes.
Në një postim në Instagram, Bora shfaqet plot dashuri dhe humor, duke shkruar: “Do të të bëja një dhuratë por kuptova se e ke gjithçka që mund të dëshiroje… MUA! Gëzuar ditëlindjen zemra ime.”
Ky postim i ëmbël dhe i qeshur është shoqëruar me disa fotografi të çiftit, të cilët prej kohësh janë kthyer në një nga çiftet më të dashura për publikun shqiptar.
Dashuria mes Borës dhe Donaldit është bërë shpesh temë e diskutimeve në mediat rozë dhe rrjetet sociale, ku ndjekësit e tyre vazhdimisht ndajnë mbështetje dhe dashuri për çiftin.
Donald Veshaj, i njohur për rolin e tij si aktor dhe për pjesëmarrjen e tij në spektaklin e njohur “Big Brother VIP Albania”, e feston ditëlindjen e tij sot. Urimi i Borës sigurisht nuk ka kaluar pa u vënë re nga fansat, të cilët e kanë përgëzuar çiftin për lidhjen e tyre të qëndrueshme dhe të sinqertë.