Aktori Olsi Bylyku ka konfirmuar së fundmi një romancë të re dashurie. Disa ditë më parë, ai postoi një foto krah vajzës misterioze, duke i uruar asaj ditëlindjen, por u kujdes të mos i zbulojë fytyrën duke e bërë blur.
Sidoqoftë, në media është bërë e ditur kohë më parë se bëhet fjalë për gazetaren Denada Lura.
Në një postim të fundit, Olsi ndan një tjetër moment me partneren e tij, ku çifti shfaqen duke shijuar disa ditë pushimi në jug të Shqipërisë. Fotografia i tregon ata ulur pranë njëri-tjetrit, duke përfituar nga pamja e mrekullueshme e bregdetit në mbrëmje.
Olsi i drejtohet partneres me emrin “Amla,” titulli i këngës së tij të fundit, të cilën këngëtari ja ka dedikuar vajzës që i ka qëndruar pranë gjatë vitit më të vështirë të jetës së tij.
Denada Lura, nga ana e saj, ka mbyllur llogarinë e saj në Instagram në momentin kur mediat filluan të raportojnë për romancën mes saj dhe Olsit. Kjo ndodhi vetëm një vit pasi Olsi i dha fund marrëdhënies së tij disa vjeçare me Egli Takon.