Gazetarja Ola Bruko, e cila kohët e fundit bëri publike lidhjen e saj me këngëtarin Endri Prifti, ka marrë komente të shumta, të cilat përfshijnë edhe ato paragjykuese.
E lodhur nga gjyqet publike dhe fjalët negative, ajo zgjodhi të përgjigjet përmes një postimi, duke theksuar se disa prej këtyre komenteve janë të papranueshme dhe shpesh përfshijnë edhe fëmijët e saj.
Ola Bruko shprehet se, pavarësisht moshës së saj, nuk është shumë e shqetësuar për atë që njerëzit thonë për të. Ajo e di se disa e duan, ndërsa shumica mund ta urrejnë, por thekson se edhe ata që nuk kanë asnjë ndjenjë, parapëlqejnë ta gjykojnë publikisht, si një mënyrë për të larguar fajin e vet.
Gazetarja thotë se nuk do të reagonte nëse do të ishte për veten, por kur bëhet fjalë për fëmijët e saj, nuk do të pranojë që të përfshihen në këto polemika të pakuptimta.
Ajo i drejtohet me një mesazh të qartë të gjithë atyre që janë të interesuar për jetën e saj private, duke theksuar se nuk ka ndërmend të shpjegojë se çfarë ka ndodhur me familjen e saj. Ola sqaron se marrëdhënia e saj me ish-bashkëshortin është e mirë dhe do të mbetet e tillë për hir të fëmijëve të tyre, të cilët janë jeta e tyre.
Në fund, ajo paralajmëron se nuk do të tolerojë asnjë përpjekje për të përfshirë fëmijët e saj në këto diskutime dhe do të ndjekë rrugën ligjore për çdo shkelje të mëtejshme.