Afrona Dika, e cila ditët e fundit i kaloi në Shqipëri, është përballur me një problem shëndetësor që ka shkaktuar shqetësim te ndjekësit e saj.
Për shkak të kësaj situate, ajo ka qenë e detyruar t’i nënshtrohet një kontrolli mjekësor në spital.
Një foto e publikuar në Instastory, e cila u shpërnda nga një e afërme e saj, e tregon Afronën të shtrirë në spital duke marrë infuzion. Përkrah fotos, e afërmja e saj kishte shkruar një mesazh të shkurtër, por domethënës: “Fat i keq.”
Kjo ngjarje ka tërhequr vëmendjen e publikut, pasi Afrona u bë e njohur fillimisht për lidhjen e saj me këngëtarin Blero dhe dramave që pasuan ndarjen e tyre. Tani, duket se blogerja po përballet me një tjetër sfidë të papritur.
Ndjekësit e saj mbeten të shqetësuar dhe të interesuar për të mësuar më shumë mbi gjendjen e saj aktuale dhe urojmë që të rikuperohet sa më shpejt.