Reperi i njohur Stresi edhe pse në arrati, është mjaft aktiv në rrjetet sociale.
Së fundmi, ai zhvilloi një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e tij në Instagram, ku zbuloi disa detaje të reja për jetën personale dhe planet për të ardhmen.
Përmes një sërë pyetjesh dhe përgjigjesh, reperi ka folur për dëshirën e tij për t’u bërë prind dhe për sfidat që e shoqërojnë këtë hap të rëndësishëm.
Një nga pyetjet më interesante që iu drejtua gjatë këtij sesioni ishte: “Çfarë plani ke për jetën?”.
“Të bëhem prind, por do punë puna… S’do gjejmë nuse në TikTok Live duke bërë lule lule like like avion avion luan luan”, ia ktheu reperi.