Konflikti mes motrave Berisha dhe Klea Prengës ka ndezur rrjetin me reagime të shumta nga publiku dhe personazhet e njohur.
Ndër zërat që kanë reaguar lidhur me këtë çështje është edhe gazetarja e njohur Alba Alishani, e cila me një postim në Instagram ka treguar qartë qëndrimin e saj ndaj situatës.
Alishani ka ndarë një story në Instagram, duke shkruar:
“Mjerane, mjerane kolektive… Na e keni vështirësuar sjelljen në jetë të një krijese, Frikë demonstrative nga modelet që ‘mbollët’!”.
Reagimet e personaliteteve si Alishani tregojnë se ndikimi i këtij konflikti ka kaluar kufijtë e një incidenti të thjeshtë dhe është kthyer në një debat më të gjerë për moralin dhe imazhin publik.
Ndërkohë, përplasja vazhdon të komentohet, dhe publiku është në pritje të zhvillimeve të reja që do të sjellin më shumë detaje mbi këtë çështje që ka tronditur rrjetet sociale.