Një tjetër lajm i bujshëm vjen nga merkato verore, këtë herë bëhet fjalë për fantazistin e Shqipërisë dhe Sasuolos Nedim Bajrami.
Sipas “Sportmandia”, 25-vjeçari i Shqipërisë do të vijojë karrierën e tij tek klubi skocez i Gllasgou Reinxhers, ku do të kalojë për një vit në formë huazimi, dhe më pas të kalojë përfundimisht në kampionatin skocez.
Bajrami i cili shkëlqeu në kmapionatin Europian tërhoqi vëmendjne e disa klubeve, por ai vendosi të vijojë të luajë për Sasuolon e rënë në Seria B, por duket se oferta skoceze e ka bërë që të ndryshojë mendim.
Bajrami më herët në Itali ka luajtur për skuadrën e Empolit.