Pas një karriere të shquar në Kombëtaren kuqezi, Klaus Gjasula ka vendosur të varë këpucët me ngjyrat e Shqipërisë pas përfundimit të Euro 2024.
Mesfushori 34-vjeçar, i njohur për stilin e tij luftarak në fushë dhe shiritin e mbrojtjes në kokë, do të largohet nga kombëtarja pas një karriere të mbushur me përkushtim dhe punë të palodhur.
Gjasula debutoi me Kombëtaren në shtator të vitit 2019 dhe që nga ajo kohë ka regjistruar 29 paraqitje me fanellën kuqezi.
Ai është shquar për qëndrueshmërinë e tij në fushë, duke qenë një lojtar kyç në mesfushë dhe duke kontribuar në sukseset e kombëtares në vitet e fundit.
Vendimi për t’u tërhequr nga Kombëtarja vjen pas një sezoni të ngarkuar dhe përpjekjeve për të dhënë maksimumin në çdo ndeshje, duke lënë një trashëgimi të rëndësishme për gjeneratat e reja të futbollistëve shqiptarë.
Faleminderit, Klaus, për çdo moment të mbushur me krenari dhe përkushtim për flamurin kuqezi!