Pas pamjeve tronditëse që qarkulluan në rrjetet sociale, ku Klea Prenga shihet e gjakosur pas një sulmi të dhunshëm nga motrat Antonela dhe Mariela Berisha, e reja ka thyer heshtjen dhe ka reaguar për herë të parë publikisht.
Ajo ka shprehur vendosmërinë e saj për të luftuar derisa drejtësia të vihet në vend dhe motrat Berisha të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre.
Në një postim në Instagram, Klea Prenga rrëfeu se u sulmua teksa ishte duke ngrënë në një lokal në Tiranë, ndërsa motrat Berisha i etiketon si “fundërrina” dhe “dhjakse”.
Në fjalët e saj, ajo tregoi forcën dhe guximin që ka për të vazhduar përpara, pavarësisht dhunës që përjetoi.
“Të dashur miq, pamjet e sulmit të shpifur u shpërndan sot, ato tregojnë vetëm forcën time për të vazhduar përpara. Edhe pse e gjakosur nuk ndalova së mbrojturi veten time. Dhjakse fundurrina që godasin nga mbrapa një person që është duke ngrënë, harrojnë që ka një Zot atje lart që më mbron,” shkruan Klea.
Ajo falënderon Zotin për forcën që i ka dhënë dhe shprehet e vendosur që dhuna të mos e mposhtë.