Një video e publikuar së fundmi tregon momentin kur motrat Antonela dhe Mariela Berisha dhunojnë fizikisht blogeren Klea Prenga në një restorant në Tiranë.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 6 gusht 2024, kur dy motrat e sulmuan Prengën, duke e goditur me sende të forta në fytyrë. Shkaku i këtij sulmi brutal dyshohet të jetë një lidhje intime e pretenduar mes Kleas dhe bashkëshortit të Mariela Berishës.
Pamjet e incidentit, të cilat janë publikuar në media, tregojnë momentin kur motrat e godasin Klean disa herë, ndërsa të pranishmit përpiqen t’i ndajnë.
Pas sulmit, Klea ka publikuar në Instagram disa foto ku tregon dëmet e shkaktuara në fytyrë, duke deklaruar se është në proces rikuperimi. Ndërkohë, motrat Berisha janë shpallur në kërkim nga policia, por ende nuk janë kapur.
Ky sherr ka shkaktuar një bujë të madhe në rrjetet sociale, me publikun që kërkon drejtësi për Klea Prengën dhe ndëshkimin e përgjegjësve.