Artisti i njohur nga Kosova, Blerim Muharremi, i njohur si Blero, është parë së fundmi në Prishtinë me ish-të dashurën e tij, të cilës ai i referohet si ‘Beb’.
Takimi i tyre ka ngritur dyshime për natyrën e marrëdhënies së tyre aktuale, pasi ata u kapën “mat” nga sy kureshtarë teksa po shijonin një kafe në një nga lokalet e kryeqytetit.
Çifti ishte ulur përballë njëri-tjetrit dhe biseda e tyre dukej e qetë, por e afërt. Nuk dihet ende nëse ata kanë rifilluar një lidhje romantike apo thjesht po shijojnë një takim miqësor.
Blero kishte pranuar më herët se ai dhe ‘Beb’ ishin ndarë që nga muaji mars, por që ruajnë ende një miqësi të shëndoshë.
“Unë dhe bebi jemi ndarë prej nga muaji mars, por që tani e gëzojmë një miqësi shumë të shëndoshë, për të cilën jemi dytë shumë falënderues,” kishte shkruar Blero më parë.
Megjithatë, prania e tyre së bashku në publik ka bërë që fansat të spekulojnë për një mundësi rikthimi të mundshëm.