Moderatori dhe artisti i njohur, Robert Berisha, ka ndarë së fundmi detaje interesante gjatë një interviste, ku ka pranuar se është shumë i përkushtuar për mirëmbajtjen e pamjes së tij fizike, përfshirë edhe ndërhyrjet estetike.
Berisha pranoi se për të, kujdesi për pamjen është një pjesë e rëndësishme e jetës, veçanërisht kur je në skenë për një kohë të gjatë.
Ai zbuloi se një nga ndërhyrjet e para që ka bërë ishin dhëmbët, të cilat i konsideron të domosdoshme për një figurë publike. Përsa i përket botoksit, ai thekson se gjithçka është bërë me masë.
“Derisa s’i bën dëm tjetrit, çfarë bën ti me trupin tënd është personale… Meshkujt mund të bëjnë një botoks, një pastrim fytyre, dhe të mbajnë veten mirë,” tha Berisha.
Ai gjithashtu nënvizoi rëndësinë e të qenit aktiv fizikisht dhe të dukurit mirë, si për meshkujt ashtu edhe për femrat, duke shtuar se çdo ndërhyrje është e pranueshme përsa kohë nuk kalon kufijtë natyralë.
Me një qasje të balancuar dhe të kujdesshme ndaj ndërhyrjeve estetike, Robert Berisha sjell një shembull të qartë të kujdesit për veten dhe rëndësisë së mirëmbajtjes së pamjes, sidomos në botën e shoubizit.