Dafina Zeqiri dhe Kreshnik Spahiu kanë bërë sërish lajm për shkak të romancës së tyre të hapur dhe të ndjekur me kujdes nga fansat.
Ata kanë nisur përgatitjet për një ceremoni private për t’u celebruar me miq dhe familjarë, dhe së fundmi kanë tërhequr vëmendjen me një dhuratë spektakolare nga këngëtarja për partnerin e saj.
Në përvjetorin e lindjes së Kreshnikut, Dafina i dhuroi një “Ferrari,” një gjest i cili ka shkaktuar një valë reagimesh në rrjetet sociale.
Ndërsa sot, Dafina i bën një kërkesë të ëmbël Kreshnikut, duke i thënë: “Më dërgo në hënë të lutem.”
Kreshniku e ka pranuar kërkesën me humor dhe është përgjigjur me “Po zonjë”.
Dafina dhe Kreshniku vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes për jetën e tyre private dhe për mënyrën e veçantë se si shprehin dashurinë.
Ata jo vetëm që shijojnë suksesin në karrierë, por gjithashtu ndajnë momente të paharrueshme me ndjekësit e tyre në rrjete sociale.