Dashi- Të lindurit e kësaj shenje do të jenë të përhumbur në reflektime si të karakterit sentimental edhe të atij profesional. Megjithatë i keni të gjitha mundësitë që të shkëputeni nga disa problematika në proces.
Demi- Gjatë kësaj dite do të ndiheni më të zbehtë për shkak të disa konflikteve, si në sferën sentimentale edhe profesionale. Mundohuni të gjeni hapësirë për të pushuar.
Binjakët- Do t’iu duhet të merrni vendime lidhur me disa situata gjatë kësaj dite, qoftë me sferën e ndjenjave edhe atë profesionale. Arritja e disa objektivave në jetën profesionale, do ju bëjë që të ndiheni më mirë.
Gaforrja- Kjo javë do t’ju lejojë të qetësoni mendimet. Ju jeni të mirë në dhënien e këshillave, por luftoni për të marrë ndihmë kur jeni ju ai që ju nevojitet. Në punë vlerësoni me kujdes të gjitha propozimet.
Luani- Do të jeni të përhumbur në mendime gjatë kësaj dite, gjë që do të reflektohet edhe në fushën e ndjenjave. Sa i takon ambientit të punës, duhet të jeni më shumë të përqëndruar.
Virgjëresha- Ditë pozitive për ndjenjat. Mos humbisni mundësitë, emocione të këndshme përpara. Nga ana e punës, mund të vëreni disa ngadalësime, por mos u dorëzoni, gjithçka do të kthehet së shpejti në vendin e vet.
Peshorja- Do të jeni të përhumbur totalisht dhe gjithçka për shkak të një stresi të madh në vendin e punës. Megjithatë ndikimi i favorshëm i ndjenjave, do të bëj që të ndiheni të plotësuar në sferën sentimentale.
Akrepi- Debate të shumta në dashuri, por asgjë nuk mund të zgjidhet duke lënë mënjanë krenarinë. Në punë përpiquni të ruani përqëndrimin dhe bëni vetëm gjëra të dobishme, duke shmangur humbjen e panevojshme të kohës.
Shigjetari- Mund t’i kushtoni më shumë vëmendje partnerit/es tuaj gjatë kësaj dite. Ndërkohë, yjet parashikojnë zhvillime të rëndësishme sa i takon sferës profesionale.
Bricjapi- Mund të gjeni pak qetësi në dashuri. Ditët e ardhshme kanë një avantazh. Nga ana tjetër, në punë po vijnë gjëra të reja, qoftë edhe me kohë të pjesshme. Keni nevojë për qetësi dhe pak relaksim sepse ju presin javë të ngarkuara.
Ujori- Për sa i përket punës sot, përpiquni të mos stresoheni shumë dhe jepini vetes gjithë kohën e nevojshme për të zgjidhur çdo problem të pazgjidhur.
Peshqit- Hëna tregon një periudhë jashtëzakonisht pozitive për ndjenjat dhe për të testuar qëndrueshmërinë e një marrëdhënieje. Në punë mos u zemëroni nëse diçka nuk shkon sipas planit.