Janë publikuar pamjet e ngjarjes së rëndë që ndodhi dje në zonën e “Komunës së Parisit” në Tiranë.
Në pamje duket efektivi i policisë, Erion Goxharra, teksa plagos me armën e shërbimit 45-vjeçarin Lorenc Kosta.
Sipas pamjeve të kapura nga vendi i ngjarjes, Goxharra, i cili ishte jashtë shërbimit në atë moment, i ka dalë përpara Kostës në rrugë dhe ka nisur ta qëllojë drejt këmbëve. Kosta ka tentuar të mbrohet duke vendosur duart para dhe më pas ka provuar të largohet me vrap, por është qëlluar përsëri, duke u rrëzuar në tokë.
Goxharra, siç shihet nga pamjet, e ka qëlluar Kostën edhe një herë para se të largohej nga vendi i ngjarjes.
Sipas informacioneve paraprake, motivi i dyshuar pas këtij incidenti është zbulimi i një tradhtie bashkëshortore, ku Goxharra dyshon se gruaja e tij kishte
një lidhje me Kostën disa muaj më parë.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe ka vënë 10 mijë euro në dispozicion për kapjen e policit.