Seksi, elegante dhe gjithmonë në formë, aktorja e njohur Julia Ilirjani është bërë nostalgjike ditën e sotme.
Përmes një postimi në Instastory, aktorja ka zbuluar një foto të saj në vitet 2000 me pamjen ‘perlë’ që për kohën janë konsideruar tabu.
Mbi foton ku Julia ka pozuar me flokët e shkurtra, një crop-top të bardhë dhe një palë pantallona xhins me bel të shkurtër, shkruan: “Vitet 2000! Eh…”.
Julia Ilirjani së fundmi është bërë prezentë më shumë në rrjetet sociale, duke e bërë publikun ta pëlqejë dhe ndjekë në rrjetet e saj sociale.