Një video e Arian Çanit teksa flet në një podcast për disa nga moderatorët e emisioneve në vendin tonë, është bërë virale së fundmi.
Ndër të tjera ai e ka etiketuar Grida Dumën si “debile e niveleve të larta”.
“Ke këtë tjetrën, Sumën, që është një vjellje e paparë. Që thotë ‘momentum’, një debile e niveleve të larta. Para një viti isha atje, në studion e saj dhe më pyet pasi shikon njerëzit në Himarë që kërcenin se fituan zgjedhjet. Çani si mendon ti më thotë, kanë të drejtë njerëzit të kërcejnë valle greke…se ata kërcenin valle greke se flasin greqisht. Po patjetër i thashë se ata mendojnë dhe flasin greqisht. Ejj, që nga ajo ditë nuk më mori më në emision, vetëm për këtë gjë. Ishte dhe obez këllira atje, bixhozxhiu, i cili sigurisht mbante anën e zonjës…ça zonje, ajo nuk është zonjë…”, shprehet Ariani ndër të tjera, ndërsa një nga moderatorët shprehet: “e ka mbiemrin ajo mo vlla, mendon me sumë”, ku i referohet Grida Dumës.
Sara Gjoreni i ka dalë në mbrojtje kësaj të fundit duke shpërndarë videon, ndërsa thotë:
“Gridën e njoh, kemi respekt për njëra-tjetrën dhe rrugëtimet e jetës që kemi pasur. Ajo vlerëson faktin që jam ‘Selfmade’ në gjithçka pa asnjë ndihmë të jashtme pavarësisht vështirësive, ndërsa unë gruan e fortë dhe autoritare që ajo ka arritur të bëhet në këtë vend patriarkal. Më vjen keq të them, nuk i ka merituar këto fjalë! Shoqëria jonë vazhdon të fyejë dhe përulë vajzat dhe gratë në mënyrën më të ulët (kohët e fundit është bërë modë edhe publikisht)“