Reperja Tayna ka arritur një tjetër sukses të madh me hitin e saj “Si ai,” që ka bërë bujë të madhe në rrjetet sociale dhe ka tërhequr vëmendjen edhe të dëgjuesve ndërkombëtarë. Publiku është entuziast për këtë këngë, e cila ka arritur të bëhet një hit global.
Nëpërmjet një ripostimi të fundit, Tayna njoftoi me krenari se “Si ai” ka arritur të ngjitet në pozitën e gjashtë në nivel global në platformën Shazam. Kjo është një arritje e rëndësishme për artisten, duke theksuar ndikimin e saj në muzikën ndërkombëtare.
Kënga “Si ai” u risoll në një version Remix nga Marshmello, artisti me reputacion botëror, i cili ka kontribuar në rritjen e mëtejshme të popullaritetit të projektit. Remix-i është pritur mjaft mirë nga publiku dhe ka grumbulluar miliona klikime në “YouTube” dhe platformat e tjera muzikore.
Ky sukses i vazhdueshëm është një tjetër dëshmi e talentit dhe përkushtimit të Taynës në muzikë, dhe tregon se ajo vazhdon të ndikojë dhe të tërheqë audiencë të gjerë në gjithë botën.