Alaudin Hamiti, prezantues i dy sesoneve të “Big Brother VIP Kosova”, është përballur me një breshëri pyetjesh nga fansat në Instagram, ku 90% prej tyre ishin të lidhura me sezonin e tretë të spektaklit të njohur.
Edhe pse i pyetur për fatin e BBVK, moderatori preferoi të qëndrojë i rezervuar.
Gjatë një sesioni “pyetje-përgjigje” në Instagram, një nga pyetjet që i është drejtuar Hamitit ishte: “Thonë se nuk do të ketë Big Brother VIP Kosova 3 këtë vit, a është e vërtetë?”.
Përgjigja e tij ishte po aq enigmatike sa pyetja: “Nuk do të përgjigjem në pyetje sepse nuk keni treguar kreativitet. 90 për qind i tyre kishte të bënte me Big Brother VIP Kosova.”
Moderatori nuk ofroi asnjë detaj shtesë, duke e lënë të hapur çështjen e sezonit të tretë të BBVK.
Kujtojmë se fitues i edicionit të dytë ishte ish-futbollisti Lumbardh Salihu nga Vitia, duke i shtuar kështu edhe më shumë kuriozitet sezonit të ardhshëm.