Familja mbretërore ka qenë kryefjala përgjatë këtij viti. Ishin pikërisht festat e fundvitit, që zbuluan edhe ndarjen e Princ Lekës me Elia Zaharian. Pas një historie 15-vjeçare, duket se përrallës me princ i erdhi fundi dhe një fund me shumë zhurmë mediatike.
Në media u fol se ishte pikërisht Blerta Celibashi, shkaku i ndarjes së çiftit. Ndonëse nga burime pranë Lekës u mohua një fakt i tillë, duket se miqtë e Elias e konfirmuan se tradhtia ishte bërë shkak i fundit të martesës.
E tashmë që divorci i tyre është zyrtar, një tjetër dasmë duket se po afron. Lidhja e Princ Lekës me fotografen e tij, Blerta Celibashin, është tashmë e konsoliduar, pasi kanë nisur edhe bashkëjetesën prej disa muajsh. Mirëpo, duket se dasma e tyre po vjen shumë shpejt.
Në një foto të Blerta Celibashit, miku i saj i komenton se i ka rënë nuri i dasmës dhe ka qenë fotografja që me një “like” këtij komenti duket sikur e ka konfirmuar.
Qëkur doli në skenë historia e saj me Lekën, Blerta ka zgjedhur që të heshtë, duke preferuar të mos japë detaje rreth kësaj lidhjejeje aq shumë të mediatizuar.
Që nga divorci i Lekës në fund të prillit, tashmë çifti nuk fshihet më. Në rrugët e Tiranës është shumë e zakonshme që t’i hasim të dy, ku herë të përqafuar dhe herë kapur prej dore, nuk e fshehin aspak dashurinë. Sa u përket planeve të dasmës, dyshja, por edhe miqtë pranë tyre janë shumë hermetik. Nuk dihet nëse ceremonia do të jetë e madhe, ashtu sikur edhe dasma me Elian vite më parë.
Apo këtë herë Leka dhe Blerta do të zgjedhin një ceremoni të thjeshtë, pa protokolle. Kujtojmë se pas ndarjes konfliktuale nga Princ Leka, një tjetër episod që shkaktoi shumë zhurmë ishte edhe përplasja fizike, që ajo dhe babai i saj patën me Princ Lekën. /Panorama