Mariana Kondi, e cila është shpesh e rezervuar për jetën e saj private, ka bërë një përjashtim të rrallë ditën e sotme për të ndarë një moment të veçantë me ndjekësit e saj.
Në këtë ditë të rëndësishme për të dhe familjen e saj, Kondi ka publikuar një postim të ngrohtë për ditëlindjen e vajzës së saj, Suana.
Në një foto të ëmbël të ndarë në rrjetet sociale, Mariana Kondi ka shprehur dashurinë dhe urimet e saj për Suanën, duke shkruar:
“Edhe 100 vjet të kesh bija ime! Qetësia, maturia, mençuria mbizotroftë gjithë jetën tënde! Për mua dhe babin je dritë dilli (ashtu të thonte gjyshi jot). Marsh bekimet e gjithë botës!”
View this post on Instagram
Postimi i saj ka marrë menjëherë vëmendje, me shumë ndjekës që kanë dërguar urime dhe komplimente për këtë moment të veçantë.