Identike/ Aktori i “Njerëz dhe Fate” publikon foton e rrallë me të bijën

Në një kohë kur artistët janë të angazhuar pothuajse gjatë gjithë kohës në projekte filmike, Arben Derhemi, aktori i njohur i serialit “Njerëz dhe Fate”, ka vendosur të bëjë një pushim të veçantë nga angazhimet e tij të zakonshme.

Pjesë e një periudhe intensive xhirimesh për episodin e dytë të filmit, Derhemi ka zgjedhur të kalojë disa ditë me familjen e tij.

Derhemi ka shpërndarë një foto të veçantë në rrjetet sociale, ku shfaqet së bashku me vajzën e tij, Darlin.

Me fytyra që reflektojnë ngjashmëri të dukshme, ky moment ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve.

Në postimin e tij, aktori shkruan: “Më në fund …Pranë detit i pa larë”.