Arrestimi i reperit Noizy për ditë me radhë u kthye në kryelajmin e mediave në vend, përpos rastit edhe për ‘zërin’ e lartë që i dhanë personazhet publikë në mbështetje të tij.
Me sa duket, vrulli i të famshmëve për të mbrojtur kolegun e tyre që po i bëhej padrejtësi (sipas thirrjeve të tyre) ka revoltuar Eliona Pitarkën, e cila ka reaguar përmes një postimi.
Eliona shprehet e revoltuar për faktin që në protestat që ajo ka organizuar për fenomene e çështje sociale askush nuk i është bashkuar. Nga ana tjetër, ajo thekson se edhe për Egli Progën që u vra brutalisht në Pogradec askush nga personazhet publikë nuk reagoi.
“Vetëm për njëri-tjetrin do reagojmë ne, po populli dhe Egli shkretë pse nuk reagoi askush. Nëse nuk bëhemi ne që kemi pak zë më shumë, pak influencë më shumë, kush do bëhet? Si ka mundësi mor vëlla që u bënë gjithë ato postime nga gjithë personat publikë për të dhe për rastin e Eglit në fjalë, nuk është bërë asnjë? Kjo është ajo që më acaron, kjo lëpirja që bëhet lart e poshtë dhe kur vjen puna për ta bërë për njerëz të thjeshtë, popullin tonë, vendin tonë, jo mor vëlla nuk ndyhemi ne dhe nuk përfshihemi fare”, shprehet Eliona ndër të tjera.